Basha: Prioritet qytetari, ndryshime në Tiranë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, premton ndryshime të thella në mënyrën e drejtimit dhe administrimit të kryeqytetit. Në një intervistë për ” Zërin e Amerikës”, ai thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Tirana të ketë më shumë hapësira për qytetarët, për biznesin, investimet dhe se ka ardhur koha që të ndihet fryma e re. Basha shprehet se plani urbanistik është prioritet duke vënë në dukje se ka ardhur koha që të rriten sipërfaqet e gjelbërta.
Por po kështu, Basha garanton një zhvillim të fuqishëm të infrastrukturës, zhvillim i cili ka mbetur peng i konfliktit politik, që nga Unaza e Madhe, te Tramvaji, të zhvillimi i parqeve të mëdha të gjelbërta. Në qendër të këtij zhvillimi që ka të bëjë me cilësinë e jetës, do të jenë lagjet e qytetarëve të Tiranës, shtëpitë e tyre. Ky zhvillim do të nisë nga pragu i derës së tyre dhe jo nga qëndra.
Një nga çështjet thelbësore që ka bërë mjaftë zhurmë ditët e fundit ka të bëjë dhe me prishjen e Piramidës, sikurse mjaftë zëra e kundershtojnë këtë. Ai ka komentuar vendimin për prishjen e Piramidës si dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, duke dhënë mendimin e tij pro.