Basha jep doreheqjen nga minister dhe deputet
TIRAN- Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha dha pasditen e djeshme doreheqjen nga posti i ministrit te Brendshem dhe nga mandati i deputetit. Ai eshte paraqitur ne kryeministri ku i ka dorezuar Berishes letren e doreheqjes. Me pas ka depozituar nje tjeter leter ne Kuvend ku deklaron se heq dore nga mandati i deputetit per te garuar ne zgjedhjet vendore.
Doreheqja e Bashes vjen pak dite perpara nisjes zyrtare te fushates elektorale. Ministri eshte akuzuar nga prokuroria per skandalin e rruges Durres-Kukes dhe nga opozita per vrasjen e kater protestuesve me 21 janar.
Doreheqja
Rreth ores 1915 zyra e shtypit te Ministrise se Brendshme beri te ditur largimin e Basha nga detyra. Z. Lulzim Basha i ka paraqitur sot Kryeministrit te Shqiperise Z. Sali Berisha doreheqjen nga detyra e Ministrit te Brendshem.
Po sot zoti Basha ne nje leter derguar Kryetares se Kuvendit te Shqiperise Znj. Jozefina Topalli ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit te Kuvendit te Shqiperise eshte teksti i vetem i njoftimit zyrtar te ministrise. Ne kete menyre Lulzim Basha ka hequr dore edhe nga mandati i tij i deputetit te cilin e fitoi ne vitin 2009 ne qarkun e Elbasanit.
Doreheqja nga mandati i deputetit eshte nje detyrim i sanksionuar ne Kushtetute. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj thuhet ne nenin 70- te Kushtetutes.
Zevendesimi
Kandidimi i Bashes per postin e kryetarit te bashkise se kryeqytetit ka lene nje vrime te madhe ne tryezen e Keshillit te Ministrave. Ai njihej si nje nga njerezit me te besuar te kryeministrit Berisha.
Madje ne PD kishte disa kohe qe emri i Bashes lakohej si pasardhesi me i mundshem per te zevendesuar Berishen. Kandidimi i tij per Tiranen eshte edhe nje test per te pare nese Basha ka apo jo mbeshtetjen e duhur.
Burime brenda PD-se pohuan se largimi i Bashes do te kaloje shume lehte. Kryeministri pritet qe te beje nje tranzicion te bute. Opsioni i pare eshte qeverisja me zevendes minister. Kjo eshte nje praktike e perdorur vite me pare nga Fatos Nano pikerisht me ministrin e Brendshem.
Ferdinand Pone nje nga njohesit me te mire te sistemit zgjedhor dhe listave te zgjedhesve konsiderohet si mjaftueshem per te mbajtur ministrine per 40 dite. Ai do te kete edhe mbeshtetjen e Iva Zajmit zv.ministrja qe ka njohje teper te mira me Berishen per shkak te se bijes. Opsioni i dyte eshte emerimi i nje ministri provizor deri sa te kalojne zgjedhjet lokale dhe me pas te merret nje vendim konkret.
Pasditen e djeshme ne zyrat e PD-se qarkulluan shume emra mes te cileve ai i Genti Strazimirit apo Eduart Halimit te dy kane eksperienca si zv.minister te Brendshem dhe Drejtesie.
Por ne mbremje burime prane kryeministrit Berisha pohuan se nuk eshte vendosur asgje. Vete kandidatet e perfolur mohuan qe te kishin marre ndonje oferte. Ne te dyja rastet Berisha do te duhet te riformatoje pas zgjedhjeve te 8 majit pasi pervec Bashes do te largohet edhe ministri Ferdinand Xhaferri i cili do kandidoje per bashkine e Durresit.
Nga KOP tek kandidat per bashkine e Tiranes
Lulzim Basha i shkolluar ne Holande u angazhua ne vitin 2005 ne Komitetin e Orientimit te Politikave ne Partine Demokratike KOP. Afrimi i Bashes ne PD ishte merite e vajzes se kryeministrit Berisha Argita Malltezit. Menjehere pasi fitoi zgjedhjet ne vitin 2005 kryeministri Berisha e emeroi Lulzim Bashen si minister i Transporteve. Edhe pse teper i ri ministri Basha ishte ai qe zbatoi idene e kryeministrit per ndertimin e rruges Durres-Kukes.
Por ndertimi i kesaj rruge e vendosi Bashen ne nje vorbull akuzash per korrupsion. Akuzat u vertetuan edhe nga prokuroria por ceshtja u mbyll pa shkuar ne gjykate per shkak te nje vonese ne afatet procedurale.
Pas zgjedhjeve te vitit 2009 Basha u katapultua ne ministrine e Brendshme. Gjate vitit te fundit kryeministri Berisha i ka dhene te gjithe lavdine e liberalizimit te vizave. Me 21 Janar Lulzim Basha ndodhej ne kryeministri teksa vartesit e tij hapen zjarr mbi turmen duke vrare kater protestues te opozites. Kjo e vendosi ne qender te akuzave te opozites dhe pershpejtoi procesin e largimit te tij nga ministria.