E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ ndan parate. PD 83 milione leke PS 20 milione LSI 11 milione

Ende asnje vendim per plotesimin e KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje me votat e shumices se djathte fondet e financimit te fushates zgjedhore. 200 milione leke jane ndare mes dy partive kryesore asaj Socialiste dhe asaj Demokratike si dhe subjekteve te tjera parlamentare. Sipas vendimit te marre 70 te fondit te vene ne dispozicion e perfiton dyshja PD-PS 20 partite e tjera qe jane pjese e Kuvendit te Shqiperise ndersa 10 e mbetur e perfitojne formacionet politike qe ne zgjedhjet e fundit te pergjithshme kane marre me shume se 1 te votave. E gjithe kjo shperndarje e perqindjes konvertohet ne shifra konkrete te cilat i japin shumen me te madhe selise blu konkretisht 83 milione leke PS-se nje shifer prej 80 milione lekesh per te vijuar mandej me subjekte te tjera qe jane pjese e Parlamentit si Levizja Socialiste per Integrim 11 milione Partia Republikane 8 milione Partia per Drejtesi Integrim e Unitet dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut me nga 7 milione leke Partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit me 350 mije leke. Bie ne sy fakti se nga partite jo parlamentare ka perfituar vetem PSD-ja e cila mbeti per here te pare ne vitin 2009 jashte perfaqesimit ne Kuvendin e Shqiperise qe prej vitit 1997. Keto jane fondet zyrtare shpenzimi i te cilave nga partite eshte legjitim dhe i licencuar. Edhe pse ne pamje te pare vendimi i djeshem nuk lidhet dhe aq me ceshtjet politike te dites si komisionet dhe bojkoti i anetareve opozitare te KQZ-se ai eshte shume i rendesishem sepse ka te beje me nje dukuri qe eshte ngritur shpesh me shqetesim nga ana e partnereve nderkombetare. Kjo pasi financimi i partive politike perben nje shprehje te penetrimit te parave te pakontrolluara si investim per pushtetin politik qe kushtezohet mandej reciprokisht si marredhenie e mirefillte interesi. Per kete arsye edhe perfaqesimi eshte cenuar shpesh nga kalime dhe rokada qe nuk percjellin vullnetin e elektoratit shqiptar. Nderkohe po dje KQZ-ja ka miratuar kerkesen per regjistrim te koalicionit opozitar Aleanca per te Ardhmen qe udhehiqet nga Partia Socialiste. Sikurse eshte bere e njohur Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut eshte shkeputur nga bashkepunimi elektoral me pjesen e tjeter te opozites duke dale keshtu me vete ne zgjedhje. Te njejtin veprim ka konsumuar edhe nje parti tjeter e parashikuar per tu perfshire me Aleancen per te Ardhmen Levizja per Drejtesi e Shqiptareve veprim qe e redukton koalicionin elektoral te opozites ne 22 parti politike. Shkeputja e PBDNJ-se priret te kushtoje shume per seline roze edhe per shkak te lojes se shkathet te Kryeministrit me ndertimin e koalicionit te vet. Keshtu sot PD-ja eshte ne aleance me nje parti qe perfaqeson minoritetin si MEGA ka nje kandidature te veten ne Himare qe thyen votat nacionaliste duke e lene teorikisht favorit Vasil Bollanon pa harruar se i njejti ballafaqim ne Sarande mund te jape te njejten tablo. Ketu duhet kujtuar se PD-ja eshte ne aleance edhe me PDIU e cila merr vota kryesisht nga komuniteti cam e qe ne zona te caktuara ka peshe specifike.
Per sa i perket procesit te administrimit zgjedhor i vetmi problem real qe mbetet eshte rikompozimi i Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor qe ende funksionojne ne nje pjese te madhe me nje anetar te emeruar pas aplikimeve nga shoqeria civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›