E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat selia e universitetit privat kthehet ne godine banimi per zgjedhjet

Sulmi Deputetja socialiste Ledi Shamku akuzon qeverine per manipulime

Partia Socialiste ka vijuar edhe dje monitorimin ne terren te problematikes qe lidhet me listat e zgjedhesve ne kryeqytet. Deputetja Ledi Shamku ka denoncuar serish raste te reja te shtimit te listave me emra te rinj qe sipas saj jane kontingjent artificial ne Tirane me qellim votimin per kandidatin demokrat Lulzim Basha. Godina mbrapa meje eshte universitet privat. Universitet tek i cili rezulton se banojne 64 vete ja tek i keni listat. 64 votues 64 vete per Sali Berishen Lul Bashen dhe per ke ben listat ketu te njesia nr. 10. 64 vete banojne te kjo godina e universitetit flene jetojne hane rrine ketu e natyrisht do te votojne ketu. 64 fantazma dhe sikur te mos mjaftoje ketyre 64 fantazmave iu shtohen edhe 7 votues te rinj te cilet jane shtuar ne listat e 2011-s krahasuar me listat e 2009-s tha ajo. Problemi i hasur kesaj radhe eshte lokalizuar ne njesine bashkiake nr. 10 duke e kthyer Tiranen pas asaj qe ndodhi dy dite me pare ne nje rajon me lista krejtesisht te kontestuara nga ana e opozites. Me tej Shamku ka bere te ditur se per te vene ne vend te drejten e PS-se dhe opozites si dhe per tu dhene nje pergjigje shqetesimeve te saj selia roze do te ndjeke rrugen ligjore. Natyrisht sic e kerkon praktika. Nje kopje do ti shkoje OSBE-ODIHR-it dhe nje kopje zoterinjve meqenese kerkojne fakte dhe grup faktesh. Me shume se 64 persona qe banojne te nje godine universitare cmund te kerkojne me shume nenvizoi deputetja socialiste. Problemi i listave eshte ngritur me force nga PS-ja qe prej gati 2 muajsh per te arritur ne nje pike me te forte pas 8 marsit kur edhe Kodi Zgjedhor parashikon ndalimin e perditesimit te listave me persona te rinj. Thene ndryshe regjistri i gjendjes civile pas kesaj date nuk mund te pasqyroje rekorde te reja ne liste per shkak se kete gje e ndalon Kodi Zgjedhor. Ky fakt dhe pretendimet e tjera te selise roze qe jane ngritur me pare ne formen e kerkesave per zgjidhje po evidentohen tanime ne terren ku me gjase edhe shqetesimi socialist mund te perftoje vlere tjeter politike aq sa te merret ne konsiderate nga shumica. Po keshtu se bashku me Tiranen informacione per te njejten dukuri PS-ja ka ngritur ne Vlore Elbasan dhe Shkoder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›