Unaza e Madhe banoret perplasje me policine

Kanë filluar punimet për Unazën e Madhe, në kryeqytet, të shoqëruara me një protestë nga banorët e zonës që preken nga ndërtimi i saj.
Në vendin ku po punohet, situata është e tensionuar dhe forca të shumta policie janë prezente.
Banorët kanë arritur deri në përplasje fizike me policinë e cila nuk i lejon të kalojnë tek zona e punimeve.
“Nuk na kanë njoftuar se do të shpronësohemi për projektin e Unazës së Madhe”, shprehet një prej protestuesve.
Rreth 200 banorë të zonës së Farkës preken nga projekti aktual.