Basha, kërkesë në Gjykatë, për vendimin e KQZ-së

Lulzim Basha ka kërkuar zyrtarisht vërtetimin e mandatit të tij, duke iu drejtuar me një shkresë Gjykatës së Tiranës.
Kryebashkiaku i ri, pasi ka marrë një ditë më parë vendimin e Kolegjit e ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Faktit duke pritur tashmë vetëm procedurat formale për tu zyrtarizuar si i pari i Tiranës .
Tashmë pritet seanca për vlerësimin e mandatit dhe shorti ia ka besuar gjyqtares Elbana Lluri. Kërkesa do të vërtetojë vendimin e datës 25 qershor të KQZ-së.