E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, kryetar i shoqates se Bashkive, thirrje kunder konflikteve politike Luljeta Ndoka

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, eshte zgjedhur Kryetar i Shoqates se Bashkive te Shqiperise. Ne Asamblene e djeshme zgjedhore, Basha beri thirrje qe kreret e qeverisjes vendore te qendrojne larg konflikteve politike dhe te gjithe te punojne per nje qellim: Permiresimin e qeverisjes ne nivel vendor. "Konflikti politik, mban akoma peng disa prej bashkive tona. Le t'i hapim sot rruge, ndonese nje vit me vonese, punes se shoqates sone, t'i urojme pune sa me te mbare dhe te fillojme se bashku perballjen me sfidat tona te perbashketa", - apeloi Basha. Menjehere pasi u mandatua ne krye te Shoqates se Bashkive te Shqiperise, Basha e vuri theksin ne domosdoshmerine e bashkepunimit mes te zgjedhurve vendore, duke theksuar se interesi i perbashket i te gjithe kryetareve te bashkive eshte qytetari. "Pavaresisht ne siglen e ciles parti kemi kandiduar e fituar, qofte ne siglen e mazhorances apo opozites, t'u sherbejme sa me mire qytetareve tane", - tha kryetari i Bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetar i shoqates se bashkive, Lulzim Basha. Ai paralajmeroi se puna e gjithsecilit prej drejtuesve vendore, nuk eshte aspak e lehte, madje eshte shume e veshtire. "Problemet, me te cilat ndeshemi jane nga me te ndryshmet, prandaj duke lene me nje ane ndasite politike, duke vene ne fokus qytetarin dhe duke larguar luften politike dhe ngecjen ne rrjedhen e konfliktit politik, le ta shnderrojme kete kuvend ne nje instrument eficient, ku te ndajme pervojat tona, te bashkojme zerin per kerkesat tona, te hartojme projekte te perbashketa, pra te realizojme sherbimin me te mire ndaj qytetareve tane, pavaresisht se ku jetojne por te bashkuar nga problemet qe ata kane", - u shpreh Basha. Kryebashkiaku shprehu vendosmerine e tij, per te bashkepunuar me te gjithe te zgjedhurit vendore, pavaresisht se cilen force politike perfaqesojne. "Jam i bindur qe artikulimi i perbashket i kerkesave tona do te rezonoje me fuqishem dhe me degjueshem prane ekzekutivit dhe legjislativit. Une personalisht jam i angazhuar per nje bashkepunim te ngushte me cdo njesi te qeverisjes vendore, pa asnje paragjykim dhe i prirur nga domosdoshmeria per bashkepunim dhe bashkeveprim, me qellim permiresimin e jetes se qytetareve tane dhe ndertimin e realiteteve moderne evropiane, kudo qe ata jetojne", - tha ai. Zoti Basha, i mandatuar si Kryetar i Shoqates se Bashkive te Shqiperise, u beri thirrje perfaqesuesve te opozites, te bashkepunojne dhe te marrin vendet qe u takojne, ate te Nenkryetarit te Shoqates, si dhe gjysmes se anetareve te kryesise, ndersa u shpreh i bindur se se bashku, edhe me ndihmen e partnereve, shoqata do te funksionoje ne parametrat me te mire, te pjesemarrjes se te gjithe te zgjedhurve vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›