E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha letër urimi kryebashkiakut të Londrës më rastin e rizgjedhjes së tij

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar një letër urimi me rastin e rizgjedhjes në krye të Bashkisë së Londrës, Boris Johnson.
Zyra e shtypit e Bashkisë bëri të ditur se në letrën dërguar homologut të tij të Londrës, Basha shprehet se "me votën e tyre, qytetarët londinezë votëbesuan vazhdimin e programit Tuaj për përmirësimin e cilesisë së jetës së qytetarëve të Londrës".

"Unë, gjithashtu, dua t’ju uroj suksese në organizimin e Lojrave Olimpike, të cilat do ta shndërrojnë Londrën ne kryeqendrën e botës. Përgatitjen e deritanishme janë mbresëlënëse. Unë nuk kam dyshim se qyteti juaj do të shndërrohet në shtëpinë e përkohshme të mijëra konkurentëve dhe miliona spektatorëve që do të bëjnë Anglinë krenare këtë verë", thuhet në letër.

Gjithashtu, kryebashkiaku Basha e siguron homologun e tij se "për mua dhe qytetin e Tiranës, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Londrën është dhe mbetet një përparësi e veçantë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›