E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për të pastrehët, Opozita: Ligji jo gjithëpërfshirës

TIRANË- Pasi janë njohur me projektligjin për të pastrehët, hartuar nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit, deputetët e opozitës në Komisionin e Punës dhe Cështjeve Sociale kanë reaguar lidhur me mungesën e faturës financiare që si rregull duhet të ndryshojë çdo ndryshim ligjor të propozuar nga qeveria.

Deputetetja socialiste Eglantina Gjermeni tha se projektligji me gjithë përmirësimet e dukshme krahasuar me ligjin në fuqi, mbetet përjashtuar për kategori të caktuara, vecanërisht për romët.

“ Mirë do ishte të bëhej një ligj i ri sesa kaq shumë i arnuar, pasi gati 50% e ligjit apo më shumë është ndryshuar. Në momentin që flasim për banesa sociale dhe vjen një pr/ligj me kaq ndryshime, vjen sërish pa një faturë financiare. Më bën të mendoj se do ngelet sërish një ligj deklarativ dhe i pazbatueshëm, fatkeqësisht ”, - deklaroi Gjermani.

“ Ky ligj tenton për të minimizuar sa më shumë, pikërisht subjektivizmin, duke dhënë më shumë kritere dhe detaje sesa ligji ekzistues”,- theksoi Zv/ministri i Transportit Ernest Noka.

“Keni vënë më shumë kritere me statusin e jetimit, më shumë se 30-vjec, pastaj përjashtohen edhe këta. Kështu e keni bërë, deri në 30-vjec. Pastaj e keni vënë, emigrant të rikthyer, punëtor emigrantë, familje policëve të rënë në detyrë, viktimat e dhunës në familje, romët këtu nuk janë. Ndërkohë, si numër, përqindje dhe si problematike e kemi më imediate këtë kategori”,- deklaroi deputetja socialiste Eglantina Gjermeni.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›