E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nje grup ne PS, kerkon te beje Ramen kryeminister me dhune" Qamil Xhani

Per zyrtarin e larte Ylli Manjani, ngjarjet e fundit te dhunes mes militanteve jane te frymezuar nga nje grupi i drejtuesve te Partise Socialiste, qe synon tensionimin e situates politike ne vend. Ne nje analize qe i ben zhvillimeve te fundit, me incidente, perplasje dhe plagosje, Manjani shprehet se ne kampin e majte eshte pervijuar qarte nje rruge tensioni, e cila sipas tij, kerkon te sjelle me dhune ne krye te qeverise Edi Ramen. Duke u ndalur ne perplasjen e dy diteve me pare, per ngritjen e tendes elektorale ne qender te Tiranes, Manjani veren se mes protagonisteve, ishin pikerisht keta njerez qe kane si qellim vetem tensionin. "Ne Partine Socialiste eshte krijuar nje grup qe ka cuar ne cdo ngjarje dhune, dhe ne fakt, per hir te se vertetes, ose ne stanjacion, ose ne tension. Edhe zgjedhjet, per kete grup jane thjeshte nje mjet i radhes, per ta perdorur ne funksion te tensionimit te metejshem te situates. Keshtu mendojne keta se do ta bejne zotin Rama kryeminister. Kjo eshte filozofia", tha dje Manjani ne nje prononcim dhene per televizionin "Klan". Manjani argumenton se kjo filozofi e perplasjes eshte verejtur qarte prej dy vitesh ne seline roze. Ai sjelle nje sere argumentesh qe nga zgjedhjet e 2009-es, ku personazhe te vecanta te Partise Socialiste, kane pasur si mision vetem krijimin e precedenteve te dhunes. Duke u ndalur ne incidentet e zhvilluara qe nga hapja e fushates elektorale, Manjani shprehet se ato kane ndodhur ne disa vende, ku kandidatet e opozites e kane pare kete zhvillim si pjese e fushates. "Disa prej kandidateve, qe perfaqesojne kete grup ne Partine Socialiste, kujdesen me shume per te provokuar ngjarje dhe per te sjelle situata tensioni, sesa per te komunikuar dhe per te kontribuar ne funksion te kandidimit te tyre", tha dje Manjani. Ai ka bere thirrje qe palet te ulin tonet dhe te fokusohen me shume te alternativat politike dhe jo te debati i politikes. Manjani thekson se zgjedhjet jane lokale dhe kandidatet nuk duhet t'u shmangen pergjegjesive qe kane per qytetaret. Perplasja e fundit e regjistruar mes dy forcave kryesore politike ne vend, eshte ajo dy diteve me pare ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ku perfaqesues te larte te Partise Socialiste, u konfrontuan me drejtues te Policise Ndertimore per ngritjen e nje tende e nje tende elektorale ne lulishten "Vellezerve Frasheri". Ne mesin e perfaqesuesve te PS-se ishin dhe deputeteve te Partise Socialiste, te cilet kane kundershtuar punonjesit e Policise Ndertimore dhe oficere te policise qe kerkonin zbatimin e ligjit. Por me te forta dhe me idensitet me te shpeshte keto perplasje kane qene mes militanteve te dy koalicioneve ne Kashar dhe ne Bathore.

Artan Lame: "Kur ka konflikte, ne parim fajin e ka qeveria, te shmangen"

Ndersa per analistin Artan Lame, incidentet e fundit ne vend me kontekst politik nxjerrin ne pah pergjegjesine e pushtetit qendror. Ai argumenton se ngjarje te tilla jane te demshme per mesazhet qe percjellim, por u takon institucioneve qe t'i shmangin permes mekanizmave qe zoterojne. "Sa here qe ka nje konflikt te tille te madh midis paleve, ne parim fajin gjithmone e ka qeveria. Sepse, ne fund te fundit, eshte ajo pergjegjesja, eshte ajo se ciles qytetaret i kane besuar jeten, pasurine, mireqenien dhe qetesine e tyre. Ajo qe kemi vene re ne shumicen e diteve te fundit, eshte se ne disa raste kemi gjetur perfaqesues te qeverisjes vendore, ne kulmin e ketyre konflikteve, gje qe bene perseri pergjegjese qeverisjen", thote Lame. Ne nje prononcim dhene per televizionin "Klan", Lame shton se perplasje, si ajo qe ndodhi ne Tirane per ngritjen e cadres elektorale, japin mesazhe negative per vazhdimin e fushates ne gjithe vendin. "Une gjykoj qe jane shume gjera qe mund te shmangen me shume pak pune, ose me qetesi dhe pa perdorur dramaticitetin qe shoqeron keto momente. Mesazhi qe marrin njerezit ne keto sherre, sidomos ne mes te Tiranes, eshte shume i keq dhe reflekton ne gjithe vendin",-tha dje Lame.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›