E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë/ Automjeti godet biçikletën, vdes 33-vjeçari

Një 33 vjeçar nga fshati Barbullojë i Lezhës, ka humbur jetën pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u godit nga një automjet me targa të huaja.
Viktima e aksidentit është Gëzim Deda, ndërsa ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë.
Mësohet se në kohën e aksidentit 33 vjeçari që udhëtonte me biçikletë po kthehen për në shtëpi.
Ai është përplasur nga një mjet tip "Audi" me targa greke, i drejtuar nga Vladimir Gjoka.
Ka qenë vetë ky i fundit, që e ka dërguar 33 vjeçarin për spitalin e Lezhës, po ai nuk ka mundur tu rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë së Lezhës.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, errësira në rruga dhe kushtet atmosferike.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, me pasojë vdekje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›