E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dejvid Millibend në Sarajevë, do takojë Dodik, dhe Mujezinovic.

SARAJEVE- Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Millibend do të takohet sot në Sarajevë me anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës.

Millibend do të bisedojë me ministrin e Jashtëm, Sven Alkalaj, si dhe me kryeministrat e Republikës Serbe, Millorad Dodik, dhe të Federatës së BeH, Mustafa Mujezinovic.

Ambasada e Britnaisë së Madhe në Sarajevë njoftoi se Millibend do të bisedojë edhe me udhëheqësit e partive kryesore politike në Bosnjë e Hercegovinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›