Vasili shkarkon mjeken të denoncuar nga Fiks Fare
Mbrëmjen e kaluar, emisioni "Fiks Fare " në Top-Channel, paraqiti fakte ku mjekja e Poliklinikës së Fierit, Banaj, ishte filmuar teksa merrte para nën dorë, si dhe ka drejtuar një pacient për të kryer analiza të mëtejshme në një klinikë private, ku edhe vetë punonte.
Ministria e Shëndetësisë do të reagojë në të njëjtën mënyrë me të gjithë ata mjekë, të cilët shkelin ligjin dhe bëhen pjesë e aferave të tilla korruptive.
"Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit do të jetë në qendër të reformës në sistemin e shëndetësisë", garantoi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, "shkelja e ligjit, abuzimi me të dhe shfaqja e fenomeneve negative tek bluzat e bardha, i çfarëdo niveli qoftë ai, nuk do të tolerohet dhe do të ndëshkohet me rreptësi maksimale".
MSH do të bashkëpunojë ngushtë me mediat si një partner i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit në këtë sektor, ndërsa kërkon edhe bashkepunimin e opinionit publik ndaj këtij fenomeni. Ky bashkëpunim do ta bëje edhe me efiçente zbulimin dhe goditjen e rasteve flagrante, ku punonjësit e shëndetësisë shkelin dhe abuzojnë me ligjin, vlerëson MSH.