Jeremic në PE: S'i bëjmë thirrje serbëve të dalin në zgjedhje
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic duke folur të enjten në Parlamentin Evropian në Bruksel ka thënë se autoritetet serbe nuk mund t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale, sepse kjo do të përbënte shkelje të rezolutës 1244 dhe të Kushtetutës të Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic i ka krahasuar serbët e Kosovës, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, me ata shqiptarë të cilët punonin për regjimin në periudhën e Milloshevicit.
"Edhe Milloshevici arrinte të gjente disa shqiptarë të cilët punonin në qeverinë e tij, por ne e dinim se ata nuk përfaqësonin vullnetin e shumicës së popullatës shqiptare", ka thënën Jeremic.
Këtë vlerësim ai e bëri në Parlamentin Evropian kur eurodeputetët kërkuan nga autoritet e Beogradit që të inkurajojnë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale.
Sipas shefit të diplomacisë serbe, qeveria në Beograd "nuk mund të jep pëlqimin për këto zgjedhje sepse këto janë konform Kushtetutës së Kosovës e jo në bazë të Rezolutës 1244, ashtu siç ka kërkuar Serbia”.
Eurodeputetët porositën qartë Jeremicin se nga Serbia nuk kërkohet që t’i mbështesë këto zgjedhe por t’iu sugjerojë serbëve lokalë që të marrin pjesë në to.
Jeremic përsëriti se kurrë dhe në asnjë rrethanë Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Për këtë cështje disa eurodeputetë i tërhoqën vërejtjen se në politikën në Ballkan kurrë nuk duhet përdorur termin “kurrë”.
(s.g/BalkanWeb)