Basha mbron KQZ-ne dhe paralajmeron Kolegjin Une jam fituesi i Tiranes
Kandidati i Partise Demokratike per kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha deklaroi dje per mediat se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte perdorur rruge te pastra ligjore gjate procedurave qe kishin sjelle kryesimin e tij me vota ndaj kryebashkiakut aktual. Duke theksuar faktin se sipas te dhenave te fundit te KQZ-se ai kryesonte garen me 77 vota nga 81 qe kishte qene me pare Basha theksoi se nuk kishte asnje prove per manipulime ne kete proces. do vote per kryetarin e Bashkise si votat e hedhura ne kutite e tjera ashtu edhe ato te kontestuara qytetaret shqiptare po i shohin drejtperdrejt ne ekran. do vote eshte pare dhe numeruar ne syte e te gjitheve ne televizion. Dhe serish kundershtari im deshiron qe ju te mendoni se ka manipulime - deklaroi Basha duke shtuar se per keto akuza Partia Socialiste nuk kishte paraqitur asnje prove deri tani. Duke folur per akuzat e opozites Basha theksoi se nuk eshte kanibalizem te perfshish votat e kontestuara ne kete proces transparent pavaresisht se per ke jane hedhur ato. shte kanibalizem te perjashtosh votat nga procesi. Ne jemi deshmitare qe asnje manipulim nuk ka ndodhur dhe deklaratat e kunderta me kete fakt jane vecse qesharake - deklaroi Basha. Ai po keshtu theksoi se ishte fitues i zgjedhjeve ne Tirane por ishte duke pritur me qetesi dhe durim edhe verdiktin e Kolegjit Zgjedhor ne lidhje me kete ceshtje. Demokracia funksionon me lehte kur rezultati eshte i thelle por demokracia e provon fuqine dhe qendrueshmerine e saj kur rezultati eshte i ngushte vetem nepermjet respektimit te verdiktit te cdo zgjedhesi veprimit vetem brenda institucioneve dhe zbatimit te ligjit - beri te qarte Basha.