E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Asnje kerkese per Komisionin e Venecias. Te vendosin institucionet tona

Deklarata Ministri i Jashtem Pas ketyre vendimeve mund te shikohet

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka deklaruar dje per Shqip se nuk ka asnje kerkese zyrtare per te thirrur per ndihme ekspertet e Komisionit te Venecias. Nderkaq ne nje deklarate publike numri dy i qeverise la te kuptohej dje se institucionet shqiptare ishin te afta qe te jepnin vete zgjidhje per ceshtjet zgjedhore duke mos iu nevojitur ndihma e institucioneve europiane te cilat jane ofruar per ekspertize. Keshtu dje gjate nje prononcimi per mediat pas hezitimit te shfaqur per tu pergjigjur ne lidhje me qendrimin e qeverise shqiptare ndaj ofertes se europianeve Haxhinasto theksoi se ishte e udhes qe institucionet si Kolegji Zgjedhor dhe Prokuroria e Pergjithshme te liheshin te lira per te bere punen e tyre. Nuk dua te komentoj asnje qendrim. Mendoj se duhet tu japim kohen institucioneve shqiptare te shprehen pasi ato jane kompetente jane kushtetuese dhe te afta per te dhene vendimin e tyre mbi kete ceshtje duke theksuar se te gjithe ishin duke pritur verdiktin e institucioneve shqiptare. Ne kete kuader duket se qeveria shqiptare nuk deshiron qe ne ceshtjen e daljes se rezultatit te Tiranes te fuse edhe ekspertize nderkombetare. Ideja per te pasur nje asistence nga Komisioni i Venecias ne lidhje me ceshtjen e interpretimit te faktit se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka cilesuar si te vlefshme fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara erdhi nga kreu i delegacionit per Shqiperine ne Parlamentin Europian Eduard Kukan. Duke shprehur zhgenjimin e tij ne lidhje me faktin se rezultati per Tiranen po zvarritej Kukan shprehu gatishmerine e tij per ti bindur strukturat europiane ne dhenien e asistences juridike per kete ceshtje. Kjo deklarate e bere nga perfaqesuesi i PE-se Eduard Kukan eshte perkrahur pothuajse edhe nga te gjithe ambasadoret europiane te akredituar ne Tirane. Por duket se ne nje faze te tille palet politike ne vend nuk kane interesin e nevojshem per te perfshire europianet ne kete proces. Kjo sepse edhe nga ana e Partise Socialiste nuk i eshte meshuar idese se nje ekspertize nderkombetare. Nga ana tjeter duket se palet do te presin vendimin e Kolegjit Zgjedhjet ne daten 3 qershor vendim i cili ne menyre te qarte do te jete edhe vendimtar per fatin e zgjedhjeve ne Tirane. Por gjithsesi duket se pala qe do te dale humbese ne kete proces do te perpiqet te gjeje forma te tjera ligjore per ta kthyer rezultatin ne favor te saj. Po keshtu duket se marrja e mandatit te kryetarit te ardhshem te Bashkise se Tiranes do te zgjase ne kohe. Kjo per shkak se procesi i ankimimeve per Bashkine e Tiranes ne KQZ po vazhdon dhe ai pritet qe me pas te shkoje perseri per ankimim ne Kolegjin Zgjedhor. Tirana ka qene bashkia qe ne ndryshim nga e gjithe pjesa tjeter e komunave dhe bashkive te vendit eshte perballur me nje proces te sterzgjatur numerimi votash. Ky proces i sterzgjatur shto ketu edhe rezultatin e ngushte e historik mes dy kandidateve per Bashkine e Tiranes po sjell edhe nje zgjatje te procesit ligjor i cili ka tashme dy jave qe po vijon ne menyre intensive. Nga ana tjeter interesant eshte edhe fakti se te dy kandidatet per Tiranen jane shpreseplote se ata do te jene fituesit e kesaj gare Edi Rama duke u mbeshtetur te vendimi i KZAZ-ve dhe Lulzim Basha te procesi i zhvilluar ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›