E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me sportistët në stadiumin Dinamo: Kthim të këndeve sportive

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha gjatë një takimi me sportistët e rinj tek kompleksi Dinamo ka akuzuar kryetarin aktual të bashkisë për betonizim të hapësirave të gjelbra të cilat duhet të ishin në shërbim të ambienteve sportive për komunitetin.

“Më vjen shumë mirë që këto ambiente sportive i rikthehen fëmijëve, por edhe sportit këtu në Tiranë sepse ka kohë që ambientet sportive janë nën sulm ju e dini i sulmon dhe i kafshon betoni, por tani ka ardhur koha që të bëjmë kundërsulm dhe ti rimarrim ambientet sportive dhe t’ia rikthejmë ato sportistëve të qytetit tonë dhe fëmjëvë që do të jënë sportistët e ardhshëm dhe kampionët e ardhshëm të qytetit tonë”,- ka theksuar Basha

Ndërkohë kandidati i Aleancës për Qytetarin për Bashkinë e Tiranës ka premtuar kthim të këndeve sportive dhe hapësirave të gjelbra, duke bërë sic e quan edhe një sulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit.

“Ne duhet të bëjmë sa më shumë fusha sportive dhe duhet ti bëjmë ato jo vetëm këtu në këtë qëndër kombëtare, por duhet ti bëjmë në cdo lagje në cdo bllok. Kalceto për cuna, por dhe hapësira të tjera për vajzat prandaj sëbashku do të angazhohemi të bëjmë një sulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit”,- ka nënvizuar Basha.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›