Rama në Lezhë: Vota e 8 majit për të mosbesuar Saliun
TIRANË- Koalicioni i majtë opozitar Aleanca për të Ardhmen, çeli dje pasdite në Lezhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, duke prezantuar kandidatët e këtij koalicioni që do të garojnë në 21 njësitë vendore të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, deklaroi se "katër vite më parë i hapëm rrugë Ilir Metës për një kandidat të tij në Lezhë, por ishim të sigurt se pa mbështetjen e Gjok Jakut nuk do ta fitonte".
Rama u shpreh se qytetarët nuk duhet të harrojnë premtimet e pambajtura të qeverisë Berisha, korrupsionin e familjes së tij, vrasjet në Gërdec dhe katër të fundit më 21 janar, duke mos lënë pa përmendur të riun nga Lezha, Aleks Nika, i cili u flijua në rrugën e zhvillimit.
Lideri i opozitës së bashkuar theksoi se "rruga jonë është rruga e mirëqeverisjes për komunitetin. Vota e 8 majit nuk është vetëm për të mirëbesuar kandidatët tanë, por edhe për të protestuar dhe mosbesuar Saliun”.
Rama u ndal edhe në Shëngjin duke vënë theksin në rëndësinë e portit për zhvillimin e Lezhës, Veriut dhe Kosovës.
(e.m/ata/BalkanWeb)