E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Poni: Listat përfundimtare të një cilësie të lartë

TIRANË- Ministria e Brendshme deklaron se ka përfunduar përpilimin e listave për zgjedhjet e 8 majit.

“Duke filluar nga data 5 prill jan printuar nga nënpunësit e gjendje civile dhe ju janë dërguar kryetarëve të njësive vendore për ti nënshkruar, proces ky që ka zgjatur në këto dy tre ditë sikurse udhëzimi e kërkon qartë dhe sot që flasim mund t’iu themi se Shqipëria ka në listën përfundimtare 3 164 859 zgjedhës.”,- deklaroi zv/ministri i brendshëm Ferdinand Poni.

Ndërkohë Poni theksoi faktin se listat e pregatitura janë të një cilësie dhe standardi të lartë dhe ka pohuar se ato janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, KQZ dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civilie.

“Lista përfundimtare e zgjedhjeve ka gati afro 21 mijë zgjedhës më pak se lista paraprake. Domethënë lista paraprake ka pasur 3 188 059 zgjedhës sepse lista i nënshtruar pastrimit të dublikimeve, heqjes së 100 vjecarëve, heqjes së personave që kanë lënë shtetësinë duke e bërë listën shqiptare të një cilësie dhe të një standardi mjaft të lartë”,- përfundoi zv/ministri i Brendshëm.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›