E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, përgjigje Blushit: Rezultati i zgjedhjeve është i papranueshëm

Kongresi ka folur për bojkot të parlamentit atëherë kur ka folur për rezultatin e deformuar të zgjedhjeve dhe legjitimitetin e cunguar të institucioneve të dala nga ky proces. Kjo është përgjigjia që Edi Rama i ka dhënë kundërshtarëve të tij për çështjen e bojkotit të parlamentit. Sipas Ramës ka qenë pikerisht forumi më i lartë i socialisteve i cili ka kritikuar procesin e 28 qershorit.
Ndërkaq Edi Rama sërish i ka mëshuar çështjes së manipulimit të zgjedhjeve duke deklaruar se Partia Socialiste do të vazhdojë të kërkoje zbardhjen e së vërtetës
"Berisha duhet ta kuptojë se nuk i shpëton dot transparencës së plotë lidhur me këtë çështje theksoi Rama duke shtuar se ai e ka orkestruar këtë maskaradë zgjedhore për hapjen e burgjeve. Sipas Ramës kjo është një çështje që nuk mund të tolerohet dhe se PS-ja do të kërkoj transparencë sepse nuk mund të pranojë që Shqip të jetë vendi që parlamenti dhe qeveria të krijohet nga bashkëpunimi me krimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›