E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk tolerojmë një Parlament të dalë nga krimi

TIRANË - Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar Berishën se ka dirigjuar një maskaradë zgjedhore me hapjen e burgjeve, ndaj PS nuk mund të tolerojë një qeveri të dalë nga krimi.

"Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku Parlamenti dhe Qeveria lindin nga bashkëpunimi me autoritetet e krimit", deklaroi Rama. Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp Rama ka folur edhe për Parlamentin e ri duke e quajtur sërish një Parlament me legjitimitet të cunguar. "Kongresi ka qenë absolutisht i qartë dhe i vendosur në konsideratën e legjimitetit të cunguar të dhe çdo produkti institucional të rezultatit të këtyre zgjedhjeve". Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar.

"Kongresi e ka përcaktuar shumë qartë Parlamentin si një institucion thellësisht të cunguar ky parlament nuk mund të jetë teatri i një farse politike dhe Partia Socialiste do të ketë raporte të kushtëzuara nga fillimi deri në fund", tha Rama.

Më tej shtoi se "askush nuk mund ta kthejë PS-në në një zgjatim të dekorit pseudodemokratik të Parlamentit. Është i qartë dhe autoriteti që Kongresi i ka lënë grupit parlamentar të PS-së për të ushtruar sovranitetin e vet", theksoi kryetari socialist në detyrë gjatë konferencës për shtyp.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›