E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Derviçan: Asnjë votë për tradhtarin Spiro Ksera

ramaaaaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh në një bashkëbisedim me banorët e Derviçanit se do të zgjidhin çështjen e arsimimit të minoritarëve. Rama premtoi edhe ujin e pijshëm.

Ne do bëjmë betejë ditë-natë për të garantuar ujë në rubinete e ujë në parcelë. Saliu thotë NATO, NATO, por këtu nuk ka ujë, i vetmi vend i NATO-s ku nuk ka ujë ne jemi, i vetmi vend i NATO-s që punojmë tokën me bel dhe kuaj, tha Rama.

Kemi vendosur të shpenzojmë 160 milionë dollarë vetëm për ujin në parcelë, për të çuar ujë kudo ku ka tokë që punohet e për tu dhënë mundësinë të jetojnë me tokën, vijoi kryetari i PS.

Rama sulmoi edhe kandidatin demokrat, Spiro Ksera, duke e quajtur tradhtar dhe personazh qesharak.

Këtu do ngremë edhe një post policie se këtu skeni fare. Po vetëm asnjë votë Spiro Kserës se e kam merak këtë punë se këta tradhtarët jo thjesht i kam zët, por këta lloj tradhtarësh si puna e Spiro Kserës që janë përfaqësues, po themi i një partie që është bërë hajt si gjithë partitë e tjera që morën votë për të mbrojtur interesat e një minoriteti të tërë. Problemi i mbrojtjes së interesave të minoritetit është një problem që është më i madh sesa thjesht minoriteti, është një problem i dinjitetit tonë si shtet, i dinjitetit tonë si komb dhe si vend. E katandisin atë besim thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazarin e tyre të vogël, për të zënë një karrige atje dhe për ti bërë lepe peqe Saliut. E për të vënë edhe ca kilogram më shumë se është bërë kështu si rrondokop Spirua. Kjo është e patolerueshme. Unë nuk e di pse duhet një njeri këtu të votojë Spiron. Ma thoni ju mua?! Për çfarë arsye?! A bëri ndonjë punë, a rregulloi ndonjë gjë. 8 vjet! A solli ndonjë pikë ujë këtu?! Asgjë! Atëherë për çfarë e doni Spiron ju. Për më tepër tani që do humbasë PD-ja. Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak. Ai është realisht një figurë që e ka diskretituar komplet kauzën tuaj, tha Rama.

Interesi i minoritet është një interes që shkon përtej partive, pavarësisht se edhe minoritetin e përçau Saliu fut parti këtej e nxirr parti andej. Po gjeti këta tradhtarët si puna Spiros dhe atij tjetrit Barka. Këta gjeti dhe përçau minoritetin. Turp i madh! Minoriteti ska lidhje me partitë, duhet të flasë me një zë, duhet të ketë përfaqësuesit e vet. E rëndësishme është që minoriteti të mos përçahet dhe që vota e minoritetit duhet të shkojë për të marrë në punë dikë. Vota është për të marrë në punë. Nuk është vota të mbani në punë Saliun dhe të rrini pa punë vetë. Na merrni ne në punë, në qoftë se nuk jua bëjmë, të tjerët. Çështë kjo lidhje mbas partisë. Nuk duhet votuar me teserë. Vota është për problemin tënd. Tani këta çfarë do bëjnë, do shkojnë mbas Spiros, mbas teserës, apo do votojnë për të hequr taksën e biznesit të vogël. Ne do tjua heqim taksën e biznesit të vogël për 100 ditë. Do tjua përgjysmojmë tatimin e fitimit, do lehtësojmë të tërë ju. Do ta heqim taksën 20% në çdo kilogram bukë, në çdo kilogram miell, oriz, në çdo kokërr vezë, në çdo gotë qumësht, të merr taksa Saliu, vijoi kryetari i PS./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›