SKANDALI/ Theren dy vëllezër në mes të qytetit, por sduket këmbë polici dhe mjeku, ishin të gjithë në mitingun e Berishës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Rrëshenit ditën e sotme.
Dy vëllezër janë therur në mes të qytetit, por askush nuk u vinte në ndihmë, pasi policia dhe mjekët ishin të gjithë në mitingun e Berishës në fshatin Fan, ku do ndërtohen pesë hidrocentrale.
Skandalin e rëndë e ka denoncuar Partia Socialiste e Rrëshenit.
Dita e sotme tregoi se sa dem sjell Sali Berisha kudo nga kalon. Ngjarja e rëndë në Rrëshen tregon se ngado shkon ai, mbjell gjak e krime. Akti kanibalesk në sheshin Abat Doçi ditën e sotme është shembulli tipik i dëmit që shkaktohet kur administrata thirret në miting.
Dy vëllezër 17 e 20 vjeç u theren në mes të qytetit, dhe për më shumë se 30 minuta policia nuk u duk. Qytetarë të shumte, por edhe gazetarë vendorë, njoftojnë se dy të rinjtë, nga të cilët dilte gjak pa pushim, ecnin në këmbë në drejtim të spitalit, deri sa u shemben përdhe pranë murit të policisë.
Qytetaret mundoheshin të njoftonin policinë, por ata nuk përgjigjeshin nga fshati Qaf-Molle ku kryeministri i ditëve të numëruara po inauguronte një bire tunel që po ndërtohet për hidrocentral nga turqit, të njëjtat fytyra që kanë punuar për ndërtimin e rrugës.
Më e renda ishte se edhe mjekët ishin në miting… Për fat u gjendën disa infermiere që kontribuuan kaq shume për shpëtimin e jetës së dy vëllezërve.
Sot në mëngjes nënprefekti Gjon Pjetri ka thirrur të gjithë drejtorët duke u dhënë ultimatum që administrata të mos mungojë në miting, thuhet në denoncimin e PS./ep