E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha nderohet me titullin “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”

(E plotësuar) Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës”.

Për nderimin e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha është përzgjedhur Dita e Çlirimit të Prishtinës.

Kryebashkiaku Basha është pritur sot nga kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa ndërsa ka vendosur edhe një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova si dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.

Basha do të udhëtojë edhe drejt Prekazit ku do të zhvillojë homazhe në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

..........................

Në një Akademi solemne të organizuar nga Komuna e Prishtinës pritet t’i ndahet çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Kjo po bëhet për ndër të 11 qershorit-Ditës së Prishtinës, ku fillimisht kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa do të pres në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për të vazhduar me nderime te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, te Varrezat e Dëshmorëve, si dhe te busti i Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›