Lajçak: S’e njohim pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak ka përsëritur se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por dëshiron “perspekivën evropiane” për tërë rajonin.
“Nuk është në interesin e askujt që të ekzistojë vrima e zezë , ku nuk ka sundim të të së drejtës, të ligjit dhe bashkëpunimit, qëndrimi ynë është konsistent”, ka thënë Lajçak në një intervistë për të përitshmen serbe “Veçernje novosit”.
Këto komente Lajçak i bëri nën prag të samitit të liderëve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bratisllavë, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka thënë se se ky takim do të jetë një rast i mirë për bisedime për çështjet kyçe, transmeton qik.
“Presim pjesëmarrjen e 20 shefave të shteteve , përfshirë edhe presidentin Tomisllav Nikoliq dhe zonjën Atifete Jahjaga. Është arritur marrëveshja e “fomulës gimnih”. Kjo do të thot ë se nuk do të ketë simbole shtetëtore, por në tabela do të jetë vetëm emri i pjesëmarrësit”, ka sqaruar Lajçak./Indeksonline/