E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot marrëveshje në fushën e mbrojtjes Kosovë- Slloveni

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiç, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Agim Çeku, sot në Lubjanë pritet të nënshkruajë një Marrëveshje bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në mes të dy ministrive, asaj të Sllovenisë dhe të Ministrisë së FSK-së.

Pritet që të dy ministrat, gjatë këtij takimi dhe nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi t’i japin një shtytje raporteve të mira me një dinamikë më të madhe të bashkëpunimit të mirë, që kanë të dy ministritë.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, ministri Agim Çeku do të ketë takime edhe me personalitete tjera në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›