E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur, dy të lënduar në Shtërpcë

Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në fshatin Firaj të Shtërpcës.

Policia ka njoftuar se, në këtë aksident të rëndë kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendren Klinike Universitare për tretman mjekësor, ndërsa viktima tjetër është dërguar në spitalin e Ferizajt.

Në konsultim me prokurorin, ngasësi i kamionit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›