Jahjaga: Sot ditë e veçantë për Prishtinën dhe Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga, zhvilloi një vizitë në Komunën e Prishtinës, për nder të Ditës së çlirimit, ku u prit nga kryetari Isa Mustafa.
Presidentja Jahjaga e uroi kryetarin Mustafa për Ditën e Çlirimit të Prishtinës dhe theksoi se kjo është datë e veçantë në historinë e kryeqytetit por edhe gjithë Kosovës dhe është sublimim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e falënderoi presidenten Jahjaga për urimet dhe për vizitën në Ditën e çlirimit dhe e njoftoi atë me të arriturat e kryeqytetit në vitet e fundit. Kryetari Mustafa gjithashtu e informoi presidenten edhe për projektet për zhvillimin e Prishtinës dhe për përmirësimin e infrastrukturës së saj./Indeksonline/