E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha nderon Emirin e Katarit me titullin Qytetar Nderi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzoi sot në darkë, titullin “Qytetar Nderi” Emirit të Katarit, Sheikut Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Gjatë takimit me mbretin e katarit, Basha e njohu atë me projektet dhe prioritet e Bashkisë, kryesisht në rrafshin strategjik, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i linjës së tramvajit, ndërtimi i Parkut në Lumin e Tiranës, etj.

Emiri i Katarit shprehu interes për këto projekte dhe tha se do të shqyrtojë mundësitë për financimin e tyre. Gjithashtu, Emiri i Katarit tha se, edhe biznesi i Katarit ka interes për të investuar në Tiranë.

Titulli qytetar nderi iu dha Emirit të Katarit nga Basha, me motivacionin e dhënies së kontributit për qytetarët e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›