Vritet ne zonen e Saukut ne Tirane nje 30 vjecar
Një i ri është vrarë mbrëmjen e sotme në periferi të kryeqytetit, pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në periferi të Tiranës, në zonën e Saukut të Vjetër.
Drejtues të dy automjeteve njëri me kamion dhe tjetri me autoveturë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për radhën e kalimit në rrugë. Konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike e më pas në përdorim të sendeve të forta.
Pas kësaj, drejtuesi i kamionit, Viktor Perleka, 30 vjec, është qëlluar me sopatë nga personi me të cilin është konfliktuar, Erald Sina. Si pasojë e goditjeve të marra, 30-vjecari Perleka ka ndërruar jetë.
Forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Nuk ka qenë e vështirë idendifikimi i të dyshuarit si autor të vrasjes, Erald Sina, i cili është arrestuar disa minuta pas krimit. Burime të policisë bënë të ditur se pasi është prangosur, ai ka pranuar autorësinë e ngjarjes.