Berisha pret Emirin e Katarit bien dakort per shume projekte
Kryeministri Berisha prit sot, në një vizitë, Emirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-Thani.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Emirit të Katarit, Lartësisë së tij Sheikut Hamad Bin Khalifa Al-Thani, si dhe të delegacionit të lartë që e shoqëronte, si një vizitë historike, e cila do të sjellë një kontribut historik në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe kombeve, por edhe në zgjerimin dhe dhënien e një hovi të ri në bashkëpunimin, në shumë fusha.
Emiri i Katarit, Lartësia e tij Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen për ftesën dhe pritjen përzemërt e miqësore që iu rezervua në Shqipëri, si dhe kënaqësinë e veçantë që ndodhet në Shqipëri, duke e konsideruar këtë vizitë, si një eveniment që do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi të ngushte dhe thellimi e zgjerimi të marrëdhënieve miqësore, midis të dy vendeve, popujve dhe qeverive.
Kryeministri Berisha e falënderoi Emirin e Katarit, Lartësinë e Tij, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-Thani për mbështetjen e vazhdueshme që Lartësia e tij, qeveria dhe shteti i Katarit, i ka dhënë Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe.
Më tej në takim, u evidentuan fushat, në të cilat pritet që bashkëpunimi me projekte konkrete e të rëndësishme të shënojë një dimension të ri, në vitet në vijim. Kështu u ra dakord që në muajt dhe në vitet e ardhshëm të fillojë me shpejtësi evidentimi, studimi, përgatitja dhe realizimi i projekteve të rëndësishme, në fusha si ajo e turizmit bregdetar dhe malor, e infrastrukturës dhe importimit e shfrytëzimit të gazit të lëngshëm natyror, si për prodhim energjie elektrike, ashtu edhe për nevoja familjare. Gjithashtu, projekte të tjera të rëndësishme do të ketë në fushën e infrastrukturave portuale, të prodhimit të energjisë hidrike, të bujqësisë, arsimit, kulturës, sporteve, etj, si dhe projekte infrastrukturore e turistike për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti dhe kryebashkiakun Lulzim Basha.
Emiri i Katarit, Lartësia e tij Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria dhe investitorët e sektorit publik në Katar janë plotësisht të vendosur për të filluar sa më shpejt, realizmin e veprave të rëndësishme me interes të ndërsjellë për të dy vendet, në të gjithë sektorët e përmendur më lart dhe e falenderoi Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht për realizmin e këtyre projekteve, të cilat do të sjellin një rritje të rëndësishme të investimeve nga Katari në Shqipëri.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha e garantoi Emirin e Katarit se qeveria shqiptare do të mbështesë me kuadër ligjor dhe me të gjitha mjetet, të gjitha investimet e investitorëve të shtetit të Katarit apo të qeverisë së Katarit në Shqipëri dhe e garantoi atë, se projektet e rëndësishme, shqyrtimi i të cilave u ra dakord të fillojë menjëherë nga institucionet dhe ekspertet e fushave përkatëse, do të kthehen në histori suksesi për Katarin, qeverinë e tij, investitorët e Katarit, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pas takimit, midis përfaqësuesve të delegacionit të shtetit të Katarit dhe të qeverisë shqiptare u nënshkruan një numër marrëveshjesh, si më poshtë:
1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
2. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve
3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shërbimet ajrore.
4. Marrëveshje mbi bashkëpunimin kulturor ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
5. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
6. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit.
7. Marrëveshja mbi themelimin e Këshillit te Biznesit te Përbashkët ndërmjet Dhomes se Tregtisë dhe Industrisë së Katarit dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
8. Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh dhe shkëmbim të lajmeve ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA).