E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Allias ben serish premtime per uljen e taksave

PD

Kandidati i mazhorances per kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha zhvilloi dje takime me banoret e Alliasit te cilet bejne pjese ne njesine vendore numer 4 ne kryeqytet. Gjate takimit me banoret Basha deklaroi se 60 mije banoret e kesaj njesie vendore ne kryeqytet kane kohe qe veteqeverisen. Qytetaret e kesaj zone kane kohe qe nuk qeverisen nga bashkia e kryeqytetit deklaruan dje Basha dhe banoret e kesaj zone ne takime me te. Ne kete kuader Lulezim Basha pa nga afer gjendjen e renduar te infrastruktures dhe degjoi hallet dhe problemet e qytetareve te kesaj zone. Po keshtu sipas zyres se shtypit te kandidatit te mazhorances banoret e Alliasit i komunikuan Bashes se kjo zone eshte rasti tipik i mungeses se vemendjes se autoriteteve te Bashkise se Tiranes ndonese ata i paguanin rregullisht taksat e bashkise. Une ju premtoj se do ti ul taksat dhe ju do te keni rastin te shihni vete se ku do te shkojne taksat qe paguani u tha Lulezim Basha banore te kesaj zone. Me tej kandidati per kryebashkiak shprehu mesazhin e tij ne te gjitha takimet qe pati duke u bere te qarte banoreve se gjendja e mjerueshme e njesise bashkiake numer 4 vjen si pasoje e teatrit te politikes qe nuk kujtohet per qytetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›