E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët, Olldashi: Banesat të ndahen në mënyrë korrekte

Kavajë- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka vëzhguar nga afër punimet për ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët në Kvajë.

Olldashi u shpreh se ndarja e apartamenteve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të përfitojë ai që i takon.

Detyra jonë është të ndërtojmë apartamente dhe tja vëmë në dispozicion pushtetit vendor, më pas është pushteti vendor që në mënyrë shumë objektive, mbi kritere të përcaktuara qartësisht dhe saktë duhet të bëjë shpërndarjen. Fenomeni që është parë në Durrës, nuk duhet të përsëritet, pasi sikurse kemi shembullin e Durrësit kemi nga ana tjetër shembuj shumë të mirë që janë aplikuar qoftë në Korcë, qoftë në Shkodër, qoftë në qytete të tjera të vendit ku ne kemi ndërtuar apartamente me entin e banesave, – tha Olldashi.

Më tej ai u shpreh se ky program shtrihet në tre qytete, në Kavajë, Korçë, Shkodër, dhe janë nga 3900 apartamente që kanë përfunduar, ose janë në fazën e fundit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bllokimi i rrugëve, Olldashi: Nën kontroll akset nacionale Kukës- Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ka bërë të ditur...
  2. Olldashi: 4.3 miliardë lekë për ujësjellës-kanalizime Tiranë- Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë organizoi sot konferencën...
  3. Rikonstruksioni i Portit të Durrësit, Olldashi: Përfundon këtë verë Durrës- Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka inspektuar në mesditë...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›