E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Elbasan: Rama eshte i kapur nga mafia

Ne kuvendin e Partise Demokratike te Elbasanit, ministri i Brendshem Lulzim Basha, njekohesisht deputet i ketij qarku, ka akuzuar kryesocialistin Rama se eshte i kapur nga mafia dhe se kjo mafie, nuk po e le Partine Socialiste te hyje ne Kuvend. Duke theksuar se Shqiperia gjendet ne nje moment te rendesishem te perafrimit me Bashkimin Evropian, ministri Basha u beri thirrje deputeteve te Partise Socialiste, qe te heqin dore nga bojkoti dhe te kthehen ne Kuvend. Ne Elbasan, ministri Basha ka nenvizuar edhe njehere faktin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin model dhe se per kete arsye, u certifikuan dhe u njohen nga organizmat nderkombetare. Ne kete kendveshtrim, ai ka nenvizuar se jane vetem interesat mafioze te Rames dhe te klienteve te tij, ata qe e mbajne jashte Kuvendit kete force politike, duke mbajtur peng dhe tere Partine Socialiste, e cila nuk e meriton kete drejtues qe ka. Njeheresh Basha ka evidentuar dhe progresin e Shqiperise ne rrugen e integrimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›