Berisha: Kutite e votimit nuk hapen
Fatjona Mejdini
Kryeministri Sali Berisha riperseriti qendrimin e tij te prere, kunder hapjes se kutive te votimit dhe rinumerimit te votave. "Jam i vendosur per te respektuar voten e lire te qytetareve shqiptare dhe per te respektuar demokracine ne vendin tim",- tha ai. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, ne konferencen e Forumeve Rinore te Partive Popullore Evropiane (YEPP) me teme "Zgjerimi i Bashkimit Evropian", e cila zhvillohet per here te pare ne Shqiperi, me mbeshtetjen dhe organizimin e Forumit Rinor te Partise Demokratike. Duke bere nje analize te zhvillimit te Shqiperise pas vitit 1990 dhe duke u ndalur kryesisht tek proceset zgjedhore, Berisha deklaroi se vota e lire ka qene parimi kryesor, me te cilin ai dhe partia qe drejton prej afro 20 vitesh, jane futur ne proceset zgjedhore. Por sipas Berishes, zgjedhjet e qershorit te ketij viti, ishin te vetmet qe plotesuan standardet kryesore te OSBE-se dhe kerkesa e kryetarit te opozites, Edi Rama per rinumerim eshte e pavend dhe del kunder ligjeve te vendit. "Zgjedhjet plotesuan standardet kryesore te OSBE-se. Ai nuk e pranon rezultatin. Ai po me kerkon te hape kutite per rinumerim, ka nje vendim gjykate, ai shkoi ne gjyq dhe gjyqi vendosi. Nuk mund te kete rinumerim, pa kontestim. E thote ligji qe ka shkruar vete", deklaroi Berisha gjate fjales se mbajtur perpara te rinjve te ardhur nga e gjithe Evropa. Sipas Berishes, ne kete proces zgjedhor Kodi Elektoral dhe te gjitha elementet e tjera te zgjedhjeve, u nenshkruan me bashkepunimin e plote te opozites. Per here te pare ne histori, nenvizoi lideri i mazhorances, 20 mije komisionere te opozites nenshkruan cdo dokument, pa asnje verejtje. Dhe kjo erdhi sepse ishte procesi me transparent qe ishte zhvilluar ndonjehere. Nisur nga ky kendveshtrim, Berisha theksoi se kerkesat e Rames per hapjen e kutive, jane teresisht personale dhe te erreta dhe se ai si kryeminister do te vazhdonte te ishte i angazhuar per voten e lire te shqiptareve. Duke u kthyer mbas ne kohe, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se ai, ishte nje nga njerezit qe kur vendosi te dilte kunder regjimit te eger totalitar nuk enderronte poste qeveritare, por vetem te drejten e fjales dhe te votes. "Kur une nisa te shkoja kunder regjimit totalitar, nuk enderroja te behesha politikan, nuk enderroja te behesha minister apo kryeminister. Deshiroja ne radhe te pare lirine e fjales dhe se dyti voten e lire", deklaroi Berisha per te rinjte e te djathtes evropiane. Ai po keshtu u ndal gjate 19 vite me pare, kur studentet dhe te rinjte e tjere arriten te shembnin "murin shqiptare te Berlinit", duke rrezikuar jeten e tyre te ardhmen evropiane te vendit. Ne kete kuader Berisha deklaroi se Shqiperia po ecen me shpejtesi ne rrugen e saj evropiane dhe se 96% e shqiptareve kerkojne anetaresimin ne Bashkimin Evropian. I pyetur nga perfaqesuesit e Parlamentit Rinor Evropian se cfare mund t'i ofroje Shqiperia BE-se, kreu i qeverise u shpreh se "shqiptaret jane nder popujt me te vjeter te kontinentit, ndaj kultura dhe identiteti i tyre do ta pasuroje kulturen evropiane. Shqiperia, tha Berisha, do t'i jape Evropes edhe shembullin e tolerances fetare".