PD: Rama e ka kthyer Tirane ne ciflig, kerkon ruajtjen e aferave korruptive
Deputeti i PD-se, Gerti Bogdani deklaroi se Edi Rama kerkon hapjen e kutive te votimit per shkak se kerkon te ruaje pallatet e njerezve me te cilet ndan afera korruptive, me sheshet e ndertimeve ne Tirane. "Media ka botuar sot vendimin e gjykates qe pezullon lejet e ndertimit te dhena totalisht ne menyre abuzive nga kryetari bashkise se Tiranes, qe deshmon nje praktike puniste mafioze, se si kryetari Tiranes, njekohesisht kryetari Partise Socialiste e ka kthyer Tiranen ne cifligun e vet dhe mendon se eshte cifligu i ketij qyteti", deklaroi Bogdani. Sipas tij, pallati i ndertuar nga deputeti i PS-se, Dashnor Peza eshte i vendosur mbi nje rruge publike dhe i ndertuar mbi nje prone private, ku ka zaptuar pronen. Por deputeti i PD-se i siguroi banoret dhe te gjithe qytetaret e Tiranes, se qeveria do te ishte ne krahe te tyre per te gjitha shqetesimet qe ata do te kishin ne lidhje me abuzimet e bera nga ana e bashkise se Tiranes. Nderkohe qe po dje, PD e akuzoi Edi Ramen se ai e kishte njohur djalin e tij, vetem pak kohe perpara se te kandidonte per kreun e bashkise se Tiranes. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli deklaroi se shtypi ka botuar faksimilen e proces-verbalit origjinal te gjyqit, qershor 2000, ne te cilin Makoci padit perseri Edi Ramen, pasi ai per 9 vjet rresht i kishte mohuar djalit te tij, si atesine ashtu edhe kafshaten e gojes. "Eshte shume i hidhur fakti se tortura, poshterimi, dhuna ndaj viktimave te ketij procesi, ka marre fund vetem ne vigjilje te fushates elektorale te viti 2000, kur Edvin Kristaq Rama, vendosi te kandidonte per kryeplak te bashkise se Tiranes", deklaroi Mehilli. Sipas saj, vetem atehere aspak i penduar por thjesht i kalkuluar, vetem per shkaqe elektorale, ai detyrohet te pranoje atesine dhe se bashku me te edhe kafshaten e gojes, femijes se tij qe per 9 vite rresht, e perbuzi ne dyert e gjykatave se bashku me te emen.