E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Gjoni drejtonte simbiozen e mafias me shtetin

Deputeti i Partise Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi dje se ish-ministrat socialiste te Rendit, duhet te mos flasin per sigurine ne vend, pasi jane ata te cilet e bene Shqiperine nje nga vendet me te pasigurta ne Evrope dhe me gjere. Ish-zevendesministri i Brendshem, Strazimiri kundershtoi deklaratat e deputetit te PS-se, Ilir Gjoni. "Me sa duket ne cilesine e ish-drejtuesit te Ministrise se Brendshme, te nje vendi qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine e sotme, shoku Xhelil, ofroi panoramen e vitit 2001, kur ai vete drejtonte ne fakt simbiozen e krimit te organizuar me shtetin", deklaroi Gjoni. Sipas Stazimirit, ishin pikerisht kater vitet e qeverisjes Berisha, ato qe e ben Shqiperine te mos ishte me parajsa e krimineleve, permes luftimit te krimit te organizuar me zero tolerance. Ish-zv/ministri i Rendit, theksoi se ishin pikerisht keto masa qe e ben qe Shqiperia te jete nje anetare me te drejta te plota e NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›