Meta: Rama dhe Berisha te takohen per vendoret
Rama dhe Berisha te ulen dhe te diskutojne bashke te gjitha problemet qe kane dale per pushtetin vendor. Nje deklarate te tille, numri dy i qeverise shqiptare e ka bere qe nga qyteti bregdetar Durresit, teksa ka dhene mendimin e tij ne perpjekje per te zbutur sadopak marredhenjet e acaruara mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Keshtu zv.kryeministri Meta deklaroi se kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama duhet te ulet dhe te diskutoje me kryeministrin Berisha, per sa i perket ceshtjeve qe lidhen me decentralizimin. "Eshte shume me e thjeshte qe vete kryetari i Bashkise se Tiranes, ato pretendime qe ka dhe qe mund te kete, te ulet dhe t'i diskutoje me Kryeministrin. Por drejt decentralizimit shkohet me dialog dhe ky dialog kerkon edhe argumentet perkatese", deklaroi zevendeskryeministri Meta. Sipas tij, nuk eshte bojkoti ai qe zgjidh problemet por eshte dialogu. Kjo eshte deklarata e pare e aleatit me te madh qeverises, dhe njeri nder zerat e vetem nga mazhoranca, qe ka kerkuar uljen ne nje tryeze mes Berishes dhe Rames, ku si plan te pare te kene diskutimin per decentralizimin e pushtetit vendor. Ne te njejten kohe Meta nuk ka munguar te shprehet me tone te forta kunder pretendimit te socialisteve dhe te kryetarit te tyre, Rama, per hapjen e kutive te votimit, per te ri numeruar votat e 28 qershorit. Per te, kapitulli i zgjedhjeve te qershorit, eshte nje kapitull i mbyllur. "Kerkesa e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per hapjen e kutive eshte absurde e cila nuk qendron ne asnje pretendim te saj", ka qene qendrimi qe mbajti dje zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta nga Durresi per sa i perket hapjes se kutive te votimit nga ana e opozites. "Kerkesa ku kembengul ne menyre absurde lideri i opozites eshte teresisht nje kerkese antiintegrim. Te gjithe komisioneret e PS-se i kane firmosur, i kane konfirmuar rezultatet e votimeve dhe te procesverbaleve. Keshtu qe kjo eshte nje kerkese qe nuk qendron, eshte nje kerkese teresisht absurde", deklaroi Meta, pas nje takimi te nivelit te larte per integrimit, te mbajtur ne qytetin bregdetar. Sipas zevendeskryeministrit, zgjedhjet jane tashme nje kapitull i mbyllur dhe se debati politik nuk mund te zhvillohet ne rruge. Ne menyre te vazhdueshme Ministri i Jashtem, Meta ka kerkuar kthimin e opozites ne Parlament dhe vazhdimin e diskutimit politik mes paleve. Sipas Metes, zgjidhja e vetme per situaten e krijuar do te vije nga diskutimi. F.Mejdini