"Basha", sherri PS-PD rikthehet ashper ne Kuvend
Pozita dhe opozita debatuan ashper dje mbi hetimin e ish ministrit te Transporteve, Lulezim Basha. Duke e risjelle sherrin ne Kuvend, nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace tha se eshte e drejte e Prokurorise se Pergjithshme per te vendosur te marre si te pandehur Bashen. "Mazhoranca po e perdor politikisht, per te deformuar hetimin, tjetersimin e gjykimit, me shantazh dhe kercenim prokuroresh, nga ana e Sali Berishes, si i interesuari kryesor ne kete ceshtje, duke mos mbajtur nje prej premtimeve kryesore per lufte ndaj korrupsionit ne programin qeverises 3 vjet e gjysme me pare", tha Brace. Sipas tij, tre vite me pare Berisha premtoi se cdo iniciative e prokurorise, ne luften ndaj korrupsionit, do te gezoje mbeshtetjen e mazhorances dhe qeverise. Premtim ky qe sipas Braces, jo vetem nuk u mbajt, por maxhoranca nuk po mesohet dot me parimin 18-vjecar te drejtesise ne demokraci. Ne mbrojtje te ministrit aktual te Jashtem, Lulezim Basha, doli deputeti demokrat Aldo Bumci. Sipas tij, cdo akt per ndertimin e rruges eshte nje vendim kolektiv i qeverise. "Maxhoranca eshte per hetimin e rruges dhe shtetit ligjor, por ne nuk mund te mbajme gojen mbyllur kur shikojme se Prokuroria eshte kthyer ne nje instrument politik", replikoi Bumci. Por sipas Braces, sulmi qe PD po i ben kryeprokurores Ina Rama vjen vetem per shkak te krizes qe ka kjo parti. "Ju e doni korrupsionin, e mbroni ate, e keni ne qeverisje, qe nuk e drejton nje mazhorance e tere, por vetem nje familje", reagoi Brace. Ai permendi raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit, ku thuhet se menyra se si eshte hartuar kontrata, jo vetem rrit koston e ndertimit te rruges, por edhe abuzimin. "Zoterinj, akuza eshte penale dhe jo politike, e ngritur nga institucione kushtetuese bazuar ne ligj dhe Kushtetuten e vendit dhe jo nga partite politike", tha Brace. Ai kerkoi qe "kryeministri Sali Berisha te marre pergjegjesi per kete situate, jo sic beri dy dite me pare, kur doli e mori rolin e plakave te Bregut te Lumit te Vlores, apo te kodrave te Delvines, qe marrin gjithe pergjegjesine per mbjelljen e hashashit per djemte qe jane zhdukur per t'i shpetuar policise". "I themi te mos rri ne ajer, por te zbrese ne toke dhe te shkoje ne Prokurori", tha socialisti. Me gjithe akuzat, Bumci theksoi se prokuroria eshte e pavarur nga qeveria e institucione te tjera, por jo nga selia roze dhe kryetari i saj Edi Rama. Rozeta Rapushi