Misteret e vdekjes, Whitney Houston u gjet në vaskën e dhomës
Share
Kanë nisur të ngrihen shumë hamendësimë rreth vdekjes së sotme të mbretëreshës së muzikës Whitney Houston. Ende mbetet enigmë arsyeja e vdekjes por është njoftuar se ajo kishte festuar në një mënyrë krejt të veçantë një natë më parë. Ajo vdiq në Beverley Hilton hotel ku po qëndronte për të performuar në Grammys party. Siç raporton TMZ ajo ishte parë me një grup të zgjeruar mish në barin e hotelit. Burimet kanë thënë se ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë duke pirë sasi të mëdhaja alkoli. Shërbimi i emergjencës u thërrit në dhomën e Whitneyt në katin e katërt kur rojet po përpiqeshin ta mbanin në jetë. Përpjekjet qenë të pasuksesshme dhe ajo vdiq në orën 10:55 pm. Burimet thonë se trupi u gjet në vaskën e dhomës së saj.