E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, presion Prokurorise per pronat e Fazllic"

Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumci e akuzoi dje, kryetarin e Partise Socialiste, Edi Ramen se po i ben presion Prokurorise per te konfiskuar edhe pronat e biznesmenit Damir Fazllic. Ne nje konference per shtyp, deputeti demokrat, Bumci deklaroi se sulmi qe kryetari socialist i ben shtetasit britaniko- boshnjak, Damir Fazllic eshte i motivuar vetem nga konflikti i interesit ne lidhje me pronat qe kerkohen te konfiskohen.

"Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkon arrestimin e kundershtareve politike dhe i ben presion Prokurorise qe te konfiskoje pronat e tij vetem e vetem se ato jane ne zonat kufitare me klientelen e tij te vjeter", - deklaroi zedhenesi i grupit parlamentar demokrat ne nje konference per shtyp. Sipas tij, mund te jete vete kryetari i PS-se, Rama ai qe ben prapaskena te tilla dhe i ben presion Prokurorise sa here qe deshiron te godas armiqte e tij politik dhe ata me te cilet ka konflikt interesi. Ne kete kuader deputeti i PD-se, Bumci nuk nguroi ta krahasoj Edi Ramen edhe me ish-diktatorin, Enver Hoxha, duke theksuar se me veprimet qe kryen kryetari socialist tregon se eshte vetem nje nostalgjik i regjimit komunist ne vend. Nga ana tjeter Aldo Bumci e akuzoi kryetarin e PS-se se fshihet gjithashtu mbrapa urdhrit te Prokurorise per ndalimin e biznesmenit Damir Fazllic.

"Ai faktoi edhe njehere qytezave shqiptare se mbrapa shpifjeve dhe trillimeve si dhe urdhrit per ndalimin e shtetasit britaniko-boshnjak, Fazllic ne aeroport ne kundershtim flagrant me Kushtetuten dhe ligjet e vendit qendron ai dhe vetem ai", - deklaroi ne konferencen per shtyp, deputeti Aldo Bumci. Ne fjalen e tij, Bumci permendi edhe deklaratat e kryetarit socialist Rama ne lidhje me vdekjen aksidentale te biznesmenit Kosta Trebicka. Sipas tij, Edi Rama po tregon ne menyre te perseritur se shpif ne emer te pushtetit te tij politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›