E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, liste pritje ne Kuvend

Reformat kyce si ajo ne sistemin e drejtesise dhe zgjedhore, prej muajsh vazhdojne te mbeten pezull ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit. E bashke me to jo pak projektligje te rendesishme qe partite e medha politike PD-PS premtuan konsensus per ti kaluar, duke perfshire hapjen e dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit e deri te heqja e imunitetit te deputeteve. Ndonese komisioni i posacem per reformen zgjedhore miratoi javen qe shkoi disa nene te Kodit te ri per financimin e zgjedhjeve, duket e veshtire qe ligji te miratohet i plote brenda ketij muaji. Kur dihet se afati i shtyre per te katerten here u vendos deri ne fund te tetorit. Nje prej anetareve te komisionit, Arian Madhi tha per gazeten se rezultati ne kohe varet nga ekspertet dhe vullneti politik. "Vazhdojme te presim produktin e eksperteve per pjesen e mbetur te neneve. Ndonese jane miratuar nje sere nenesh, kane mbetur ende pa u diskutuar ato me problematike, perberja e komisioneve zgjedhore dhe formula e ndarjes se mandateve", u shpreh Madhi. Sipas tij, vetem nese gjendet konsensusi per keto dy ceshtje ne komision, atehere ekziston mundesia qe Kodi i ri zgjedhor te jete gati brenda afatit qe na dha Kuvendi, ne fund te ketij muaji. Per kete jave sipas tij, ende nuk eshte njoftuar se do te zhvillohet nje tjeter mbledhje e komisionit. Shkak jane ekspertet qe po merren me pergatitjen e amendimeve te reja. Jo pak mbrapa ka mbetur dhe reforma ne drejtesi. Kuvendi miratoi disa dite me pare ndryshime ne Kodin Penal, por nga shumica e ligjvenesve nuk u pranua se jane pjese e reformes. Ne listen e projektligjeve qe vleresohen si reforme ne sistemin e drejtesise jane ato per Prokurorine e Pergjithshme si dhe ne administraten e pushtetit gjyqesor. Te dy, projekte qe kundershtohen ashper nga opozita e majte se cenojne pavaresine e institucioneve. Zgjidhje nuk eshte dhene as per projektligjet me te debatuara nder tre vite qeverisje si per heqjen e imuniteteve apo hapjen e dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Rozeta Rapushi

KQZ, ne pritje per pergatitjen e zgjedhjeve 2009

Vonesa ne hartimin e Kodit Zgjedhor, sjell pasoja dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, i cili ne baze te ligjeve ne fuqi duhet te nise parapergatitjet per zgjedhjet elektorale 2009, nese zhvillohen ne qershor te vitit te ardhshem. Ashtu sic e kerkon kodi, parapergatitja duhet te nise 6 muaj para zgjedhjeve, por vonesat ne hartimin e ligjit te ri duket se po e paralizojne kete proces. Aktualisht KQZ eshte marre me zgjedhje te pjesshme qe ka qene e nevojshme te zhvillohen ne disa komuna. Rasti me i fundit ishin zgjedhjet ne Kashar, ku si pasoje e humbjes se jetes se kryetarit te komunes u zhvilluan zgjedhje te pjesshme ne zone. Po e njejta situate pritet te ndodhe ne nje komune te Korces, kryetari i se ciles u shkarkuar. Zedhenesi i KQZ Leonard Olli u shpreh se momentalisht komisioni ka qene i angazhuar me procese te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›