E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rixh e do sigurine me shume se Rama"

Eksperti amerikan Tom Ridge (Tom Rixh), e deshiron sigurine e Shqiperise, ne te vertete, me shume se Edi Rama. Ky ka qene vleresimi i dhene dje nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila doli dje para gazetareve, si zedhenese e kabinetit qeveritar.

Bregu denoi qendrimet e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me ish-keshilltarin e kryeministrit Sali Berisha per sigurine kombetare, Tom Rixh. Duke theksuar se ishte e turpshme qe kryetari i opozites te hidhte balte dhe te niste nje fushate denigrimi ndaj nje figure me vlera te spikatura si ish-sekretari amerikan Tom Rixh. Ne kete kuader zedhenesja e qeverise, Bregu deklaroi kryetari i PS-se, Edi Rama ende nuk ishte ndare nga figura e ish-diktatorit, Enver Hoxha. Sipas saj, me te njejten menyre si Hoxha, Edi Rama e shikon edhe ndihmen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si rrezikun kryesor te vendit.

"Edi Rama qe kerkon te binde shqiptaret se Tom Rixh me veprimet e tij ne Shqiperi paska perbere rrezik, qe me sulmet e tij te shfrenuara tenton t'i shpalle veprimet e ish-sekretarit Rixh si nje kercenim per sigurine e vendit", - deklaroi Bregu ne fjalen e saj, duke shprehur edhe konsideratat me te mira per ish-guvernatorin amerikan Tom Rixh. Sipas saj, sekretari Rixh me pervojen e tij te gjate si guvernator i njerit prej shteteve me te rendesishem ne SHBA, si sekretar i pare i SHBA-se per ceshtjet e sigurise dhe qe sipas Bregut, me keshillat e sugjerimet e tij, i dha nje ndihme e mbeshtetje qeverise shqiptare dhe Shqiperise ne teresi. Duke denuar keto qendrime te Rames, Bregu deklaroi se qeveria shqiptare shpreh vleresimin me te madh, respektin me te thelle, falenderimet me te sinqerta per ish-sekretarin Rixh, kontributin dhe ndihmen e tij te vyer per qeverine shqiptare ne fushen e sigurise.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›