Basha ne Opinion per projektet e Tiranes
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka dhënë detaje të reja për projektin e ndërtimit të bulevardit të ri dhe të parkut përgjatë lumit të Tiranës. Javën e shkuar, juria ndërkombëtare ka kualifikuar për në finale projektet e dy studiove prestigjioze, Dar dhe Grimshou, të cilave u janë dhënë një kohë në dispozicion për të bërë plotësimet e nevojshme për projektet e tyre.
Basha ka deklaruar se ky projekt ambicioz pretendon të përfundojë brenda mandatit të tij aktual në krye të bashkisë. Sipas detyrave të dhëna për të gjitha studiot konkuruese, projekti duhet të parashikohet për t’u realizuar mes shifrave 30-40 milionë euro për bulevardin e ri me një gjatësi prej 1.8 kilometrash, që fillon tek stacioni i trenit deri në bregun jugor të lumit të Tiranës. Ndërsa rehabilitimi i lumit të Tiranës, për një gjatësi prej 6.7 kilometrash nga kthesa e Kamzës deri tek ura e Brarit, vetëm nga pikëpamja e ndërtimit të infrastrukturës së transportit parashikon një investim prej 70-80 milionë eurosh. Sipas kreut të bashkisë, në momentin e detajimit të plotë të projektit nga studioja fituese e këtij konkursi, do të mësohen edhe kostot që financat publike duhet të përballojnë për përmbushjen e tij. Basha tha se gjatë këtyre ditëve të ekspozimit të projekteve, një numër i lartë qytetarësh kanë shprehur opinionet e tyre. Kryebashkiaku ka deklaruar ndërkohë se në sezonin aktual do të mbillen 10 mijë pemë dekorative në të gjithë qytetin dhe 10 mijë të tjera janë planifikuar për vitin e ardhshëm.