E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatoret evropiane shfaqen me optimiste

Besimi i konsumatorëve në Eurozonë është përmirësuar gjatë muajit shkurt të 2012-ës për të dytin muaj në radhë. Në raportin mujor të marsit BQE, duke marrë në studim ecurinë e besimit konsumator në vende të ndryshme të Eurozonës si dhe lidhjen me konsumin privat është vërjetur një përmirësim kundrejt nivelit minimal të regjistruar në marsin e vitit 2009 gjatë krizës. Por gjithsesi besimi i konumatorëve europianë mbetet ende nën mesataren afatgjatë. Sipas institutit të Frankfurtit, ecuria në total e besimit konsumator ndryshon nga një vend në tjetrin. Kundrejt minimumit të arritur në mars të 2009-ës, vërehet një fuqizim domethënës i besimit në Gjermani dhe Spanjë. Ndërsa në Francë konsumatorët nuk kanë shfaqur ndonjë besim të tepruar. Ndryshe qëndron situata në Itali, ku besimi i konsumatorëve i është rikthyer niveleve më të këqija të krizës financiare. Një tjetër tregues i raportuar për muajin mars nga BQE, lidhet me inflacionin, që sipas gjykimit të ekspertëve me shtimin e taksave gjatë këtijë viti në BE do të rritet edhe inflacioni. Vende të ndryshme mes të cilave Irlanda, Qipro, Italia, Franca dhe Portugalia janë duke aplikuar një rritje të TVSh-së e cila do të ndikojë në rritjen e presioneve inflacioniste gjatë 2012-ës. Dhënia e kredive të mëdha nga ana e bankës qëndrore ka ndikuar në përmirësimin e kushteve financiare për bankat europiane, ky veprim ka kontribuar në tkurrjen e efekteve të infekimit nga kriza e borxhit sovran për tregjet e kredive dhe ato financiare në përgjithësi. Rritja sipas Eurotoëer e ekonomisë së Eurozonës për tremujorin e parë të këtij viti do të jetë më e ulët mes -0,5 dhe 0,3%. Statisitkat e tjera të raportuara nga Eurostat tregojnë se në tremujorin e fundit të 2011-ës, numri i të punësuarve është ulur me 0,2% në Eurozonë dhe 0,1% në BE. Ndërkohë që është rritur kostoja orare e punës për të dy blloqet, kryesisht në vendet si Bullgaria, Rumania dhe Estonia dhe Hungaria. Ndërsa është ulur në Irlandë, Portugali dhe Slloveni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›