E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Austri, 6 të vdekur, media: Autobusi nga Kosova

VJENE- Gjashtë persona kanë vdekur dhe gati 30 janë plagosur në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi të dielën në mesnatë në autostradën A-21 afër Vjenës në Austri.

Një autobus me pasagjerë është përplasur me dy kamionë afër vendbanimit Hajlegenkrojc, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që humbën jetën apo për shkaqet e aksidentit.

Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarë nga Kosova të cilët po udhëtonin për në Gjermani. Sot në mëngjes policia ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.
(s.g/Ap/BaklkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›