E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Torino, punë e kryer

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 11:05

Migjen Basha do të luajë në Torino sezonin që vjen. Për këtë garanton gazetari italian i Datasport.it, njëkohësisht ekspert për transferime në Itali, Alfredo Pedulla. Sipas tij, palët janë marrë vesh dhe 24 vjeçari do të jetë ‘Granata’ sezonin që vjen.

“Migjen Basha mund të konsiderohet lojtar i ri i Torinos. Më në fund, kjo e fundit e ka siguruar një mesfushor tipik në organikun me plot sulmues dhe lojtarë anësorë. Marrëveshja është arritur të hënën mbrëma. Torino e ka marrë hua lojtarin, me të drejtë blerjeje të gjysmës së kartonit pas një viti. Atalanta e Torino i kishin nisur bisedimet javën që shkoi, ndërsa marrëveshja është arritur shpejt”, thotë Pedulla.

Kështu Basha do ta zhvillojë edhe një sezon në Serie B italiane me Torinon, e cila do ta kërkojë me ngulm rikthimin në elitën e futbollit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›