E Shtunë, 31 Tetor 2026

I lumtur që luan sërish në Serie A

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 11:03

Përparim Hetemaj me Brescian e tij ra në Serie B në fund të sezonit që shkoi, por ‘ferri’ për mesfushorin kosovar zgjati shumë pak, ngase ishte Chievo ajo e cila ia dhuroi mundësinë që të luajë sërish në Serie A.

“Jam i lumtur sepse do ta kem mundësinë të përballem sërish me kundërshtarë të fortë. Arritja ime në Chievo ishte një befasi e vërtetë. Kur menaxheri më ka thënë për këtë mundësi, nuk kam pasur hezitime”, deklaroi 24 vjeçari për të përditshmen italiane L’Arena.

Hetemaj luan në mesfushë, përkatësisht në krahun e majtë. Ai është ftuar për t’i zëvendësuar lojtarët Marcolini e Constant.

“Në Brescia kam luajtur gjithmonë në të majtë. Nganjëherë më ka ndodhur të luaj edhe në mes të fushës. Karakteristika ime më e mirë është vrapimi. Nuk ndalem kurrë, luftoj për çdo top dhe kur mundem, inkuadrohem edhe në sulm. Mendoj se do të jem i dobishëm. Nga shokët e rinj e njoh vetëm Sorrentinon, pasi kemi luajtur bashkë në AEK”, përfundoi përfaqësuesi finlandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›