E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në Uashington, merr mbështetje nga homologu amerikan

Gjatë viztës së tij në Uashington, kryebashkiaku Lulzim Basha ka gjetur mbështetjen e homologut të tij amerikan për krijimin e zyrës së punësimit, ndërtimin e linjës së tramit dhe një sërë projektesh të tjera të priten të realizohen gjatë këtij mandati. Duke e cilësuar punësimin si një nga pikat kryesore të punës së tij, Basha e informoi homologun e Uashingtonit Vincent Gary për lehtësira që u janë krijuar biznesve nëse punësojnë persona nga lista e të papunëve.
"Ne ramë dakord që për një qytet të zhvilluar siç është Uashingtoni i cili është numri një në SHBA, ne duhet t`ia nisim nga Tirana e gjelbër i cili është edhe prioriteti kryesor i imi, ndërtimi i parqeve të cilat do të planifikohen në Planin e ri Urbanistik. Ashtu siç Kryetari i Bashkisë po bën këtu edhe ne në Tiranë do të ndërtojmë linjën e tramit dhe jam i lumtur të ndaj me ju këtë eksperiencë shumë të vlefshëm për Tiranën. Diskutuam edhe për çështje të tjera dhe jam i kënaqur dhe mirënjohës që jam këtu sot për të marrë mbështetjen dhe për të nisur një bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Tiranës, si dhe të ftoj kryebashkiakun e Uashingtonit në Tiranë" ka theksuar Basha.
Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit mirëpriti kërkesën e zotit Basha për të ndarë këtë eksperiencë me Bashkinë e Tiranës dhe për të ndihmuar në ngritjen e zyrës së punësimit përmes të cilës mundësohet lidhja mes biznesit dhe punëkërkuesve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›