Dëbora dhe termetet, Xhaferr Seiti: Probleme në veri dhe juglindje të vendit

I ftohti Siberian që ka përfshirë vendin ka izoluar dhjetëra komuna dhe ka bllokuar disa akse. Emergjencat civile i kërkojnë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes me shpjetësinë, të vendosin zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
Xhaferr Seiti, drejtori Operacional i Emergjencave Civile thotë se situata problematike paraqitet në veri dhe juglindje të vendit. Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës lëvizet me zinxhirë, ndërsa 5 komunat e Kukësit dhe 2 të Shkodrës janë izoluar për shkak të dëborës.
Përveç ngricave dhe dëborës, vendi është tronditur edhe nga tërmetet. Brenda 24 orëve, Seiti thotë se kanë pasur 5 tërmete të shkallës Rihter.